Tregtarët sfidojnë ligjin: Do vazhdojmë t’i përdorim qeset plastike
Prej fillimit të muajit korrik qeset plastike duhej të kishin dalë nga përdorimi, por ja që nga një vëzhgim në terren, tregtarët vijojnë t’i përdorin ato.
Në një kronikë të TCH ata thonë se do të vijojnë të përdorin qeset plastike të mëparshme deri sa furnizimi t’ju mbarojë, pasi i kanë në gjendje.
Tregtarët shtojnë se me futjen e qeseve të reja në përdorim, do të detyrohen të rrisin çmimin e produkteve, ose të shesin qeset veç produkteve, pasi kostoja e tyre është e lartë dhe do të rëndojë në xhepat e konsumatorëve.

KOHA JONË SONDAZH

