Tregtari ambulant plagos me thikë kreun e njësisë Sukth dhe nipin e tij

Pas kryebashkiakut të Lushnjes, në harkun e pak orëve regjistrohet një tjetër sulm ndaj funksionarëve të shtetit. Pasditen e sotme, kreu i njësisë administrative Sukth në Durrës, Rrapo Osmani është plagosur me thikë së bashku me nipin e tij 21 vjeçar K.O (djali i vëllait). “Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O, 21-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”njoftoi policia.

Autori i plagosjes është identifikuar si Algert Meta, tregtar ambulant. Gjithçka ka nisur si një debat me tregtarit dhe kreut të njësisë Sukth për largimin e tezgave të fruta-perimeve nga trotuari. “Ka nisur një konflikt mes Rrapo Osmanit dhe Algert Metës, tregtar ambulant. Kreu i njësisë i ka kërkuar që të largojë mallin, shiste fruta-perime në një prej trotuareve të rrugëve në Sukth.Aty ka nisur konflikti. Fillimisht janë përleshur në trotuar ku kishte tezgat dhe më pas konflikti është spostuar pranë banesës së Rrapo Osmanit. Meta e ka pritur Osmanin të dilte nga banesa për tu sqaruar. Në debat e sipër Meta e ka qëlluar Osmanin me thikë. Menjëherë ka ndërhyrë nipi i Osmanit, të cilin e ka qëlluar edhe atë” raportoi gazetari jonë nga Durrësi, Leonidha Musaj.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Bluzat e bardha kanë konfirmuar se xhaxha e nip janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij. Ngjarja vjen pas atentatit me granatë nga kreut të bashkisë Lushnje Fatos Tushe dhe sekretares së tij, të cilët mbetën të plagosur. Autori i sulmit, ish-shoferi personal i kryebashkiakut, Gëzim Saraçi, është në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?