Tregtari dhunon të moshuarin te Pazari i Ri, policia Bashkiake i heq lejen
Aktualitet E Hënë, 23 Mars 2020 12:30
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/03/pazarii.jpg)
Një ngjarje aspak e hijshme mund të cilësohet ajo e ndodhur para dy ditësh te Pazari i Ri në kryeqytet, ku një tregtar ka dhunuar një klient të moshuar.
Ngjarja është regjistruar në një video amatore, teksa i moshuari i gjakosur lëvizjte në rrugë, pas dhunës.
Policia Bashkiake ka reaguar për rastin dhe i ka hequr lejen e biznesit tregtarit në fjalë.