Tregu i bananeve në Shqipëri: Sa konsumojmë dhe si u 10-fishuan importet nga Kolumbia

Kur bananet hynë për herë të parë në Shqipëri, u bënë alternativa e qindra ambulantëve, që shisnin frutin tropikal me arka të vogla në rrugët kryesore të Tiranës. Për shkak se fruti i bananes kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, kryesisht është eksportuar nga vendet prodhuese të tij.

Përdorimi kryesor i bananave sigurisht që është konsumi, bazuar kjo edhe mbi vlerat ushqyese që ka. Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të Monitor është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon .

Prodhuesi më i madh botëror, Ekuadori përllogarit një konsum mesatar për frymë 100 kg në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tri shtete: Kolumbi; Ekuador; Meksikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në të dhënat e pesë vieteve të fundit importet e bananeve nga Kolumbia në Shqipëri janë 10-fishuar nga viti 2010. Eksportet e bananave nga Kolumbia arritën sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportuara drejt Shqipërisë në 2016-n që prej fillimit të vitit 2000 (ndërkohë që të dhënat e 2017-s akoma nuk janë publikuar).

Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të eksportuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalin në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vini nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia.

Tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore. Eksportuesi kryesor sipas të dhënave të FAO-s është Ekuadori. Në total të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë, apo me vlerë 7.1 miliardë dollarë.

 Revista Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?