Tregu i Kombinatit, Veliaj: Faleminderit për bashkëpunimin! Kujdes në gjithë territorin për ta fituar këtë betejë

Një ditë pas prezantimit të masave nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, situata në tregun e kombinatit është normalizuar. Ditën e sotme, panorama është krejtësisht ndryshe nga sa është parë ditët e kaluara, ky qytetarët nuk respektonin asnjë masë mbrojtëse, çka ndikoi që mbajtja e distancës të bëhej me detyrim.

Paraditen e sotme, qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë qytetarëve për të ruajtur distancë. Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli.

Teksa ka përshëndetur këtë bashkëpunim të qytetarëve me strukturat e policisë për të mirën e të gjithëve, kryebashkiaku Veliaj thotë se një shembull i tillë duhet të shtrihet në gjithë territorin.
“Faleminderit
@PoliciaeShtetit, @FA_Shqiptare & @policia_bashkia
per disiplinimin e Tregut Kombinat!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mjafton te jemi 90% te kujdesshem – lipset 100% ne gjithe territorin ne kete beteje per ta fituar kryelarte! Flm qytetareve te Kombinatit per bashkepunimin! ??”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?