Tremb farmacisten me pistoletë lodër, adoleshenti pikaset nga kamerat e sigurisë

Pasi ka studiuar për rreth 30 minuta vendin ku do grabiste, një adoleshent ia ka dalë të kryente me sukses planin e tij, për vjedhjen e nje farmacie falë një pistolete çakmak. I riu i cili ka marrë vetëm 8 mijë lekë, është zhdukur në kohë rekord, por ai është pikasur vetëm në sajë të kamerave të sigurisë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së martës, ndërsa tashmë i riu është vënë nën ndjekje nga blutë e Tiranës.

Kamerat e sgurisë së një biznesi kanë fiksuar momentin kur i riu i maskuar me shall dhe kapuç, largohet me biçikletë, pasi rrëmbeu 8 mijë lekë.

Grabitja në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet u krye brenda pak sekondash, por kamerat e sigurisë tregojnë se agresori kishte studiuar për rreth 30 minuta vendin dhe më pas është futur në biznes. Uniformat blu dyshojnë se ai ka përdorur një pistoletë çakmak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?