Treni i mallrave del nga shinat në Durrës, shkak amortizimi i hekurudhës

Fatmirësisht nga aksidenti hekurudhor i ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur Ura e Dajlanit, nuk pati persona të lënduar.

Sipas policisë nga hetimi paraprak rezulton se shkak për daljen nga shinat të trenit të mallrave të ngarkuar me materiale për skrap ishte amortizimi i tepërt i hekurudhës në këtë pjesë.

Menjëherë pas aksidentit një grup pune i hekurudhës ka nisur riparimin e dëmit, për të rivënë në punë linjën Durrës-Tiranë, e cila është e vetmja që funksionon normalisht vitet e fundit.

Prej vitesh sektori hekurudhor nuk njeh investime.

SHKARKO APP