Trimi nga Lushnja fal gruan e i lutet: Lëre facebook-un!

 

Mjafton që gruaja ime të heqë dorë nga tradhëtitë dhe telefoni dhe unë do ta fal serish. 

Ky është propozimi i 36 vjecarit nga Lushnja , Niko Trimi, një ditë pasi policia arrestoi bashkëshorten e tij 26 vjecare Edmonda Trimi. 

Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga blutë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj dhe tre vajzave të mitura, ngjarje e ndodhur me 10 Korrik të këtij viti.

A1 Report ishte në banesën e Niko Trimit, në fshatin Stan Karbubare, ku gjatë bashkëbisedimit babai i tre fëmijëve u zotua se do ta falë bashkëshorten nesë kjo e fundit plotëson kushtet e tij.

“Unë premtoj se çdo gjë me firmë të prokurorisë, ajo për familjen ka qenë, por të heqë dorë nga Facebook nga telefonatat. Në qoftë se me telefonin ka problem, i duhet të më thotë mua që do flas me mamin ose me dikë dhe unë si kam penguar asnjë”,- thotë Trimi 

Teksa arsyeton se këtë vendim e merr edhe për hatër të tre vajzave kryfamiljari kujton edhe një here momentin kur zbuloi për herë të dytë tradhëtinë e bashkëshortes së tij, e cila pasi e dhunoi e braktisi.

“Që e ka marrë njëri në telefon. Ku je o zemër? Po vi te babi i tha. Dhe këtu dorë kanë prindërit. I kam njoftuar prindërit e saj, ndërsa ata më lënë shkakatar mua për çfarë arësye jam unë shkaktar. Jam në gjëndje të rëndë shpirtërore. Për këta fëmijë kur i shikoj kështu pa veshur pa ndërruar ( ndërkohë përlotet ) kush ti mbajë këta fëmijë neser kanë nënë, nuk kanë”, – thotë Trimi. Keshtu shkruan Shqiptarja.com dhe Tema, referuar A1 Report.

Kjo ngjarje ko shokuar edhe opinionin publik në këtë zonë. Banorët rezfuzojnë ta komentojnë këtë rast. Familja Trimi nuk vuante nga problemet ekonomike, por kjo mesa duket nuk ka ndikuar tek 26 – vjeçarja për të krijuar një mardhënie korrekte me bashkëshortin e saj.

SHKARKO APP