Tring vesh fanellën e kampionëve!

“Mundësitë nuk ndodhin, ato krijohen”, dhe një sërë mundësish ju presin këtë sezon në Tring. Platforma më e madhe televizive në vend do të sjellë programin më të mirë këtë shtator, me kanale të reja tematike, më shumë premiera dhe evente ekskluzive.

Për entuziastët e kinemasë, mes larmisë së programaconit gjeni tashmë 3 tituj të rinj: Classic (kushtuar filmave kult), Collection (saga epike në seri); dhe Family (dritarja e argëtimit në çdo familje). Rrugëtimi drejt natyrës, historisë dhe shkencës ka për të qenë një aventurë marramendëse në cilësinë më të lartë të zërit dhe figurës, në kanalet dedikuar dokumentarëve.

Ndërsa për këdo që pëlqen romancat apo historitë me shumë kapituj, kanalet kushtuar serialeve do mbushin ditët tuaja me momente të paharrueshme. Tring ka dashur të na bashkojë gjithmonë, kudo dhe në çdo kohë, ndaj prodhimet origjinale në shqip do t’ju mbërthejnë para ekranit të Living nga çdo cep i globit.

Por surprizat nuk kanë të sosur.

“Bëhu një me Tring” është fushata e fundit e gjigantit mediatik, që sjell në vëmendje kompeticonet më të mëdha të futbollit në planet, UEFA Champions League dhe Serie A, ekskluzivisht nga Tring për Shqipërinë. Konceptuar si një manifestim i pasionit për futbollin dhe argëtimin, spoti i ri sjell dinamizëm dhe fantazi në fanellat e padukshme dhe, natyrisht, një ofertë po aq e parezistueshme për çdo pajtimtar.

Jo vetëm çmime konkuruese, por edhe dekodera DHURATE për abonimet 1 vjeçare me 14,900 lekë në platformën Tokësore dhe 18,900 lekë në atë Satelitore.

Për më shumë informacion mund të vizitoni një nga pikat shitjes Tring në të gjithë Shqipërinë, ose online në faqen: www.tring.al

SHKARKO APP