Tritan Shehu: 25 mln për shëndetësinë janë shumë pak, Rama duhet të kishte anuluar që në janar PPP-të

Për Ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu pandemia kërkon një mbështetje të madhe financiare.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se 53 mln euro për shëndetësinë janë shumë pak.

Shehu:  Kjo pandemi kërkon një mbështetje të madhe financiare. Mos harrojmë që kryeministri dha 3 mln euro, ndërsa tani dha 53 milion që janë shumë pak. Pra, në qoftë se kryeministri do të kishte ngritur alarmin qysh në janar dhe do të kishte bllokuar ato PPP-të, ne do të ishim më të përgatitur dhe për të blerë pajisje në treg. Sot gjendja është më e vështirë.  

SHKARKO APP