Tritan Shehu: Qeveria spekulon me një financim të Bankës Botërore dhe e shpërdoron!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu akuzon qeverinë “Rama”, se po spekulon me një financim të Bankës Botërore dhe nga ana tjetër e shpërdoron atë.
Përmes rrjeteve sociale, ish-ministri i Shëndetësisë sqaron se Banka Botërore i ka akorduar shëndetësisë sonë 15 milionë dollarë për këtë qëllim, shifër kjo së paku 10 herë nën nevojën emergjente të sistemit, që duhet të garantohet nga Shteti.
Por, thotë Tritan Shehu, fatkeqësisht edhe ky fond minimal po keqpërdoret për arsye “propagandistike”, duke e ndarë atë në “1000 copa” e humbur kështu efikasitetin e tij
“Ndërsa Shqipëria është ndër të paktat vende në Botë pa një financim të destinuar, transparent për sistemin shëndetësor në përballjen me Covid, Qeveria kërkon të përdorë si “makiazh” edhe atë fond minimal të Bankës Botërore duke e thërrmuar atë.
Banka Botërore i ka akorduar shëndetësisë sonë 15 milionë dollarë për këtë qëllim, shifër kjo së paku 10 herë nën nevojën emergjente të sistemit, që duhet të garantohet nga Shteti.
Fatkeqësisht edhe ky fond minimal po keqpërdoret për arsye “propagandistike”, duke e ndarë atë në “1000 copa” e humbur kështu efikasitetin e tij.
Dëgjova komunikimin për përdorimin e kësaj shume: që nga testimi i popullsisë e sigurimi i maskave për të, tek mjetet mbrojtëse të sistemit shëndetësor, forcimi i strukturave shëndetësore, përfshi edhe reanimacionet, aparaturat e avancuara, etj, etj., te laboratoret….!
Sikur ky financim të ishte së paku 200 milionë dollarë.
Qesharake kjo, thjesht për “makiazh” të një gjendjeje tragjike të sistemit tonë shëndetësor, kur mungon pothuajse gjithçka: nga mbrojtja e personelit tek kondicionimi i Spitaleve Covid në këto ditë të nxehta, nga testimet e deri te pajisjet e domosdoshme.
Në fund diçka: kishin shkruar edhe laboratorët, për cilët e kane fjalën?
Sepse ato të Kujdesit Parësor u sakrifikuan për atë “Check ap” që nuk e di në qoftë se vazhdon të paguhet akoma, ndërsa ato spitalore janë dhënë me PPP!”, shprehet në reagimin e tij, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.