Tritan Shehu: Solidaritet i jashtëzakonshëm njerëzor nga bashkatdhetarët tanë në Athinë

Nga Tritan Shehu

Solidaritet i jashtëzakonshem njerëzor.
Dhjetëra emigrantë shqiptarë në Athinë e anëtarë strukturash të PD aty, u mblodhën mbrëmë në një mënyrë pothuaj spontane për të shprehur jo vetëm dhimbjen e thellë për fatkeqësinë natyrore në Shqiperi, por dhe për të manifestuar solidaritetin e tyre e për t’u organizuar konkretisht në ndihmat për zbutjen sadopak të saj.
U ndodha në Athinë për të marrë pjesë në Kongresin e ND të Mitsotakis, që po i qëndron kaq afër Shqipërisë në këto momente, duke u bërë pjesë kështu dhe e atij takimi emocionues të shqiptarëve.
Bashkatdhetarë tanë në atë qytet, mbasi mbajten një minutë heshtje për viktimat e shprehën dhimbjen e thellë për sa ndodh në atdheun tonë, diskutuan e paraqitën opsione konkrete për të ndihmuar të dëmtuarit, duke arritur dhe në konkluzionet organizative për ta realizuar sa më shpejt e efikasitet këtë.
U shfaq realisht një shpirt i madh mbështetje qytetare, një gatishmëri e vullnet i veçantë për të kontribuar qoftë me vënien në dispozicion të banesave të tyre nëe Shqipëri, qoftë me kontribute financiare e materiale etj, gjë për të cilën ata krijuan edhe mekanizmat e nevojshëm e konkretë të realizimit.
Të gjthë pranë të dëmtuarve, kjo ishte motoja!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?