Tritol banesës në Tiranë, dyshohet se ishte mesazh për pronarin

Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një shtëpie private në zonën e Don Boskos në Tiranë, bëjne me dije burime për Top Channel. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Autorët, të cilët nuk janë identifikuar, dyshohet se kanë dashur të japin një mesazh për pronarin e shtëpisë.

Policia po vijon punën për identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje, si dhe për shkaqet që çuan në vendosjen e tritolit.

SHKARKO APP