Tritol banesës, rrëfimi i gjyshit të Xhisielës në media
Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në oborrin e banesave të familjarëve të Xhisiela Malokut, vajza e cila denoncoi për dhunë dhe përndjekje dhe më pas tërhoqi kallëzimin për Rexhep Rrajën, ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në cepin e banesave të Ramazan dhe Besim Muçës, vëllezër me njëri tjetrin. Ky i fundit njihet edhe si gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës, në banesën e të cilit ka jetuar shpesh, bashkë me nënën dhe motrën.
Por çfarë deklaronte pak ditë më parë në media gjyshi i 24-vjeçares, kur mësoi mbi ngjarjen, e cila u bë e bujshme vetëm pas dëshmisë së publikuar të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu.
Në një intervistë për mediat, gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës duket se nuk kishte dijeni për ngjarjen e bujshme. ”Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, tregonte Besim Muça, gjyshi i Xhisielës.
KOHA JONË SONDAZH

