Tritol banesës së efektivit në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Në shenjestër mësohet ka qenë shtëpia e një efektivi policie, i identifikuar si V. Serra.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale, është dëmtuar automjeti i tij tip “Volkswagen” dhe një pjesë e banesës.

Dy persona dyshohet se kanë ardhur në këmbë të maskuar dhe kanë vendosur lëndën eksplozive dhe me pas janë larguar. Ne banesën ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne kryqëzime të ndryshme për të arritur në identifikimin e autorëve dhe me pas kapjen e tyre. Ndërkohë, deri me tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

SHKARKO APP