Tritol linjës së transmetimit në Laç, Spiropali aludon për tentativa për destabilizim

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me ngjarjen e Laçit u godit me tritol linja e transmetimit 400 KË.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali aludon për sulm politik në përpjekje për të destabilizuar vendin.

“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KË në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, thotë Spiropali në reagimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?