Tritol në banesë, babai i Dacit: Qeveria të marrë masa ose vetëgjyqësi
”Nëse nuk gjenden personat që kanë vendosur tritol, do t’i gjej vetë. Do marr hak vetë ndaj familjes Kolaveri, nëse nuk ndërhyn shteti. Do ta paguajë shtrenjtë shumë, me diçka që ai nuk do ta marr me mend, me diçka që ska nodhdur kurrë në Shqipëri”.
Xhelal Daci, babai i Gazmir Dacit, i cili është në burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit, paralajmëron autorët se do të bëjë vetëgjyqësi, ndërsa tha se pas saj fshihet Saimir Kolaveri. Ai i bën thirrje qeverisë që të marrë masa për këtë ngjarje.
“Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjejë personat se është rasti i katërt. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaveri nuk i kam bo gjë, çfarë kam me i bo. Ne kemi kërkuar mbrojtje e nga policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ja shpërble në atë mënyrë që do i ikë truri. Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë. Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë. Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje, përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrojtje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqi djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për punë. Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë le të quhet kërcënim. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolet e Saimir Kolaverit”,tha ai.
Për herë të 3-të eksploziv banesës së të dënuarit për vrasje
KOHA JONË SONDAZH

