Tritol në oborrin e familjes së Xhisielës (FOTO)
Natën e mbrëmshme një shpërthim tritoli duket se ka tronditur jo vetëm banorët e fshatit Larushk në Fushë-Krujë por të gjithë opinionin publik.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesave të familjarëve të Xhisiela Malokut. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në cepin e banesave të Ramazan dhe Besim Muçës, vëllezër me njëri tjetrin. Ky i fundit njihet edhe si gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës, në banesën e të cilit edhe ka jetuar, për shkak se jetonte vetëm me nënën dhe motrën.
Si pasojë e këtij shpërthimi, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, as materiale. Deri tani, janë shoqëruar 9 persona në komisariat, përfshirë edhe të afërm të fisit Rraja.
Njoftimi i policisë:
Fushë – Krujë
Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Janë shoqëruar në Polici 9 persona.
Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.

KOHA JONË SONDAZH

