Tritol në oborrin e gjyshërve, Xhisiela ”gjen autorët”
Një shpërthim eksplozivi u regjistrua mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Paralajmërimi me tritol është bërë ndaj banesës së gjyshit të Xhisielës dhe vëllait të tij.
Burime policore bëjne të ditur se, në shtëpinë e gjyshit nga e ëma, në Larushk, jeton edhe Xhisiela. Ajo thotë se ka qenë e pranishme në momentin kur lënda plasëse ka shpëryer, ndërsa hedh akuza mbi opozitën si shkaktare të këtyre kërcënimeve.
”U trembëm, unë mendoj se tritolin e ka vendosur opozita. Nuk ndihem e kërcënuar nga ish-i dashuri apo njerezit e tij. Ndihem e kërcënuar nga opozita që kërkon të përfitojë politikisht nga kjo ngjarje”,-tha Maloku.

KOHA JONË SONDAZH

