Tritol për herë të dytë, gjendet i pashpërthyer në shtyllën e tensionit të lartë

Ngjarja është shënuar në orët e para te mengjesit , në vendin e quajtur Kodra e Zograçes, në afërsi të rezervuarit në fshatin Halil te Rrethit të Krujës.

Policia e Durrësit thotë se eksplozivi, rreth 2 kg ishte ndarë në dy pjesë dhe ishte vendosur në të dy këmbët e shtyllës në një lartësi 3 metra mbi sipërfaqen e tokës.

Menjëherë sapo banorë të zonës njoftuan për eksplozivin, Forcat e Policise së Qarkut Durres si dhe sherbimet e Komisariatit Kruje, shkuan në vendngjarje.

Nuk ka ende një emër për autorin e mundshëm, i cili dyshohet të jetë i njëjti si në rastin e parë ku në një situatë të ngjashme, sasia e tritolit u gjet e vendosur në shtyllë, por e pashpërthyer.

Kjo zonë e Krujës është një nga të ndëshkuarit e OSHEE-së për mospagim të energjisë së konsumuar.

SHKARKO APP