Tritoli ndaj familjes Duka në sfondin politik të hakmarrjes nga pushteti. Meta dhe Basha akuzojnë pushtetin pas këtij akti terrorist

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje kriminale. Eshtë hedhur tritol te shpia e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës. Fatmirësisht familja nuk ka pësuar dëme.

E gjitha kjo ndodh në sfondin politik të sherrit dhe sulmeve të qeverisë ndaj kandidimit të Armando Dukës në krye të FSHF, ku me 2 mars do të zhvillohen votimet.

Duka tha për mediat se ka patur sms kërcënuese ndaj tij, sikurse dy ditët e fundit pati sulme verbale dhe në prokurori ndaj prej kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tritoli i është vendosur mbrëmë në shtëpinë e tij ku banon në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmin e kanë dënuar edhe kryetari bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në konflikt të hapur me kreun e FSHF, Duka.

Policia dhe prokuroria ka filluar hetimet duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithçka tjetër të mundshme.

Gjetja e autorit apo autorëve duhet patjetër për të parë se nga kush vjen ky sulm kriminal ndaj kreut të FSHF, ndonëse konteksti politik nuk mungon në këtë rast.

Reaguan Ilir Meta dhe Lulzim Basha duke e dënuar aktin terrorist dhe duke akuzuar politikën se mbetet frymëzuese e këtij akti.

Presidenti Ilir Meta shkruan: “Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”.

Në Twitter Lulzim Basha shkruan se zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”.

Kurse Erion Veliaj deklaroi mbrëmë vonë se “Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe, por kjo është vepër kriminale e dënueshme.

I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret i zotërisë, t’i sigurojnë jetën, t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë, në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”- tha Veliaj.

Në foto: Presidenti i FSHF, Armando Duka duke treguar për mediat sms kërcënuese ku i kërkojnë jep dorëheqjen ose 60 plumba do marrësh!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?