Tritoli në Pogradec/ Shënjestër e sulmit Meard Berberi, pjesë e grupit kriminal

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e parat të mëngjesit të ditës së sotme në një pallat në Pogradec.

Lënda plasëse është hedhur në orën 02:30 në sheshpushimin mes katit të parë dhe katit të dytë të një pallati. Sipas raportimeve mediatike bëhet me dije se tritoli ishte vendosur pranë banesës së shtetasit Meard Berberit, një emër i njohur për policinë.

Meard Berberi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar 5 herë që prej vitit 2011, për vepra të ndryshme penale. Meard Berberi rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec. Meardi Berberi, doli nga burgu pasi përfitoi prej amnistisë penale.

Kush është Meard Berberi? Rezulton i dënuar për disa veprat penale:

Më 8.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Më 10.2.2019″ “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

Më 20.6.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

Më 24.2.2018″ Kanosje, prishje e qetësis publike.

Më 24.4.2011: Plagosje e rëndë me dashje

SHKARKO APP