Triumfi në Paris, Kosova renditet e para në Ballkan dhe e 24 në botë në Olimpiadë

Pas përfaqësisë dinjitoze të 9 sportistëve, Kosova mbylli me sukses pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit, ku siguroi dy medalje. Komiteti Olimpik i Kosovës, njoftoi se vendi i tyre renditej i pari në Ballkan dhe i 24-rti në botë sa I përket numrit të medaljeve. “Vetëm 43 shtete kanë fituar medalje deri më sot”, thuhet në deklaratën e Komitetit Olimpik.

Ishte xhudistja Distria Krasniqi që i dhuroi Kosovës fitoren e parë në lojërat olimpike të Parisit, ku siguroi medaljen e argjendtë.

Një tjetër xhudiste, Laura Fazliu e mbylli me medaljen e bronxtë debutimin në lojërat olimpike, pasi mposhti kroaten Katarina Kristo në kategorinë e deri 63 kg ditën e martë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total Kosova ka fituar 5 medalje gjatë pjesëmarrjeve në lojëra olimpike duke u renditur e dyta pas Serbisë. Shqipëria nuk ka siguruar asnjë medalje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?