Trondit 13-vjeçari: Ja si ISIS më mësonte të prisja koka

Një 13-vjeçar jazidi, ka rrëfyer sesi ISIS, e mori në mbikqyrje shkollën e tij dhe klasën e tij e ktheu në një klasë mini-­xhihadiste, duke i mësuar ata të hiqnin kokat e jobesimtareve.

Taha Jalo Murad, ka rrëfyer se si grupi terrorist është përpjekur të indoktrinojë atë dhe shokët e klasës, raporton "Daily Mail".

Madje, ISIS u ka thënë nxënësve që do të formojnë një ushtri, që do mposhtë Romën dhe në fund edhe SHBA-të.

Adoleshentët e asaj klase, kishin mësuar mbi ligjin e Sheriatit, Kuranin, madje ishin mësuar edhe se si të prisnin koka.

Pas mësimit, ata detyroheshin edhe të bënin praktikë.

Gjatë bisedës ekskluzive për "Mail Online", Taha ka thënë, se ata janë mësuar sesi t’i presin kokat, me një fjalë se cilat arterie duhen prerë.

Shkolla e Tahas, ishte në fshatin Koco, në malet Sinjar, në Irakun verior. Para se shkolla të merrej nga ISIS-­i, këta të fundit plaçkitën fshatin dhe ndanë burraj jezidi nga gratë e tyre. Burrat janë dërguar në periferi të fshatit dhe janë pushkatuar.

“Unë jam ndarë nga babai im,” thotë Taha. “Nuk e di nëse është gjallë, apo ka vdekur”. 

Ndërkohë, Taha u zhvendos në një shkollë në zonën Solag dhe trajnimi nga ISIS vazhdonte edhe aty.

Luftëtarët shpresonin të krijonin ushtrinë e tyre personale, me ushtarë të rinj, ndërsa baballarët e tyre ishin vrarë si jobesimtarë.

Ëndërra e vetme e Tahës, ishte të ikte nga ai vend dhe në prill, ai u lejua të vizitontë shtëpinë e xhaxhait të tij e nga atje, Taha bashkë me tre anëtarë tjerë të familjës, ia dolën që të largohen nga ai vend. Më në fund, Taha ka gjetur siguri në kampin e refugjatëve në Dohuk, në Irakun verior. Miqtë e tij, nuk ishin me aq fat, madje Taha nuk e ka as më të voglin dyshim, se ata tashmë mund të jenë kthyer në ekstremistë. Disa djem të moshës së Tahas, tashmë kanë filluar të dërgohen në misione vetëvrasese.

SHKARKO APP