Trondit babai i Klodiana Vefës/ “Nëse Afredi ma vrau vajzën për tradhti, ia bëj hallall”

Vrasja e shqiptares Klodiana Vefa më 28 shtator nga ish-bashkëshorti, ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë italian.

Deri më tani dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë xhelozia, pasi 37-vjeçarja kishte krijuar një raport të ri pas ndarjes nga Alfred Vefa.

Për këtë ngjarje ka folur së fundmi babai i viktimës, i cili ka mohuar që e bija të ketë pasur një raport të ri.

Ai tha në një emision televiziv se do t’ja bëjë hallall Alfred Vefës nëse vajzën do t’ja ketë vrarë për arsye tradhtie, ndërsa ngriti dyshime se shkak i konfliktit mes çiftit shqiptar ka qenë vëllai i ish-dhëndrit.

SHKARKO APP