Trondit shefi i OKB-së: Ne po hapim varret tona
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres edhe një herë tjetër përforcon reputacionin e tij si një nga avokatët më të zëshëm për veprime urgjente për uljen e emetimeve të gazrave serrë. ”Varësia jonë ndaj lëndëve djegëse fosile po e shtyn njerëzimin në greminë”.
Po ashtu ai bëri thirrje duke thënë që mjaft e vranë veten me karbon. “Ose e ndalojmë ose na ndalon. Dhe është koha për të thënë, mjaft. Mjaft vramë veten me karbon. Mjaft duke e trajtuar natyrën si një tualet. Mjaft duke djegur, shpuar dhe minuar rrugën tonë më thellë. Ne po gërmojmë varret tona”.
Për të është një “iluzion” të mendosh se lufta kundër ndryshimeve klimatike është fituar. Ndër të tjera ai kujtoi se raportet e fundit mbi klimën kanë treguar parashikimin e një rritjeje katastrofike prej 2.7 gradësh