“Tronditet” Fushë-Kruja, shpërthim me tritol në një ofiçinë

Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën në orët e para të mëngjesit. Bëhet me dije se shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në një ofiçinë në Kamberas, rreth orës 03:45 mëngjesin e sotëm. Ofiçina ku u vendos eksplozivi mësohet të jetë në pronësi të shtetasit B.D. 36 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit raportohet të ketë vetëm dëme materiale.

“Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”,- njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?