Tronditet peshëngritja, tjetër shtangist me doping në kampionatin i Qipros

Një tjetër shuplakë e fortë në drejtim të shtangës shqiptare. Tjetër shtangist ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping, nga WADA (Agjensia Botërore e Anti-Dopingut).

Lajmi është konfirmuar nga Ora-News, nga burime shumë të sigurta. Ora Neës përcolli lajmin rreth orës 19:55, duke patur shumë të sigurtë që në Federatën e Peshëngritjes kishte mbërritur e-maili zyrtar shoqëruar me raportin e testit, në një kohë që çuditërisht Federata nuk bënte me dije emrin dhe vazhdon të mos konfirmoje këtë.

Sidoqoftë, është përjashtuar nga ky përdorim tjetër dopingu, kampioni i botës Daniel Godelli, teksa dyshimet kryesore janë për një nga 3 shtangistët të cilët kanë garuar në Europianin e Peshëngritjes në Limasol të Qipros, ku dhe pati medalje.

Ky është rasti i dytë dhe në total i 11-ti që peshëngritja shqiptare rezulton e dopuar. Pas Romela Begajt, e cila ka vrapuar të ankimojë çështjen, vjen goditja e radhës për shtangen shqiptare: Tjetër shtangist figuron pozitiv.

Sinjale alarmi për këtë sport që po fundos rënd imazhin shqiptar në sportin botëror, në një kohë që Federata duket se tashmë e ka të humbur plotësisht luftën e saj me dopingun.

SHKARKO APP