Tronditet Saranda, shpërthim i fuqishëm në një disko

 

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Sarandës pasditen e së enjtes. Lajmi bëhet i ditur nga dëshmitarët në këtë qytet, ndërsa mësohet se ai ka ndodhur në një disko. Fatmirësisht raportohet se disko në fjalë ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur aktivitet në momentin e shpërthimit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa disko e cila ndodhet pranë portit, është përfshirë

nga flakët e shumta. Shpërthimi është dëgjuar në një rreze të gjerë të qytetit ndërsa dyshohet se është përdorur lëndë eksplozive.

 

SHKARKO APP