Tronditet Shkodra/U qëllua me 14 plumba, ndërron jetë i riu

Në Shkodër nuk ka qetësi. Një i ri është ndarë nga jeta pasi është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës.

Gledis Kodra është qëlluar me automatik në shpatull dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Teksa po kalonte në rrugë me makinën e tij, në drejtim të 23-vjeçarit është qëlluar me 14 plumba. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP