Tronditi opinionin publik, flet nusja nga Librazhdi: Më kanë droguar. Me burrin veç një natë kam qëndruar

Aktin e tradhëtisë, vjehrri dhe vjehrra e bënë publike me video të regjistruar në dhomën e gjumit ku kapën nusen e djalit që jeton në Gjermani me të dashurin, që ajo kishte 1 muaj që e kishte njohur. Por sot nusja nga Librazhdi që tronditi opinionin publik, sot pretendon se e kanë droguar dhe se nuk e dinë se çfarë ndodhi atë natë. 20-vjeçarja nënvizon se ka dhimbje trupi dhe pas ngjarjes përfundoi në spital.

“Atë natë unë kam fjet gjumë, ata nuk e di, më droguan se di ç’më kishin fut. Çelësin e kanë lënë jashtë. Kishin çelës të vetin ata. Unë konsumova darkë me ta. Mua më merreshin mend atë natë, nuk e di ç’më ndodhi. Atë natë shkova në spital, më vendosën oksigjen, kam ende dhimbje”, tha e reja në emisionion ”Me zemër të hapur”.

Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën. Përveç dhunimit, familjarët e bashkëshortit e kanë filmuar 20-vjeçaren dhe të gjitha videot janë bërë virale. Po ashtu ajo ka marrë edhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Pjesë nga biseda:

Nusja: Prej 3 vitesh e martuar. Më mbushën mendjen dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte më mbrapa. Familja e burrrit dhe babi im ma mbushën mendjen. Unë punoja në Togëz, ata më shihnin atje dhe më njohën. Kur u fejuam, bashkëshorti ishte në Gjermani. Pas martese vetëm një ditë kam qëndruar me burrin.

Pyetje: Ti qëndroje me vjehrrin dhe vjehrrën?

Nusja: Po qëndroja me ta dhe ata donin të më mbanin si shërbëtore.

Pyetje: Jetonit bashkë?

Nusja: Unë jetoja në kat të dytë.

Pyetje: Si është gjendja jote emocionale?

Nusja: Jo e mirë.

Pyetje: Më thuaj se çfarë ndodhi atë natë?

Nusja: Atë natë ika të fle gjumë dhe nuk e di se më droguan.

Pyetje: Pse thua më kanë droguar?

Nusja: Nuk mbaj mend asgjë. Vajta në spital dhe kisha dhimbje trupi.

Pyetje: Ti ke konsumuar darkë dhe u shtrive në dhomën tënde?

Nusja: Nuk ndihesha mirë. Nga ora 10 ishte ai djali aty dhe aty erdhën dhe më kapën me shkopinj.

Pyetje: Ai e dinte që ti ishe e martuar?

Nusja: Jo ai nuk e dinte. Kishim një muaj e gjysmë lidhje.

Pyetje: Personat në video?

Nusja: Ishin shumë njerëz aty. Më hoqën batanijen. Vjehrri më tha një fjalë të pistë.

Pyetje: I the burrit të merrte me vete?

Nusja: I thoja burrit më merr në Gjermani, ai më thoshte jo do të lë te mami.

Pyetje: Je dhunuar atë natë?

Nusja: Po Vjehrra më kapi prej flokësh. Trupin e kam me shenja.

Pyetje: Kush të ka filmuar episodin?

Nusja: Kunati.

Pyetje: Çfarë ke konsumuar?

Nusja: Ata e mohojnë që nuk kemi bërë gjë.

Pyetje: Të kanë kapur ndonjëherë tjetër?

Nusja: Po.

Pyetje: Pse krijove raportin me këtë djalë?

Nusja: Ky më pëlqente dhe thashë mbase krijojmë ndonjë lidhje.

Pyetje: Si ka reaguar pas ngjarjes?

Nusja: Keq. Është dhunuar dhe ai.

SHKARKO APP