Trualli i Karaburunit, Llalla “zbarkon” në Vlorë
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla i shoqëruar dhe nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka “zbarkuar” sot në Vlorë.
Llalla mësohet se po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me prokurorë të Vlorës, në fokus të së cilit është trualli në Karaburun, i sekuestruar tashmë nga Prokuroria dhe për të cilin janë arrestuar disa persona.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se dyshohet se pas përvetësimit të tokës fshihet një grup i strukturura kriminal.
“Nga janari deri më tani janë sekuestruar rreth 500 hektarë tokë, toka ishte e përfituar me dokumente të falsifikuara”, theksojnë burimet.
KOHA JONË SONDAZH

