Trump deklaron se do të ketë tre debate me kandidaten Harris

Trump foli nga nga Palm Beach, në Florida, se jam gati të debatojë me kandidaten Harris.

Ish-presidenti Donald Trump tha se ka rënë dakord të debatojë tre herë me zëvendëspresidenten Kamala Harris: 4 shtator në Fox News, 10 shtator në NBC dhe 25 shtator në ABC.

Në një konferencë shtypi nga Mar-a-Lago të enjten, Trump sugjeroi se ato data u konfirmuan kryesisht prej tij, por se fushata e Harris “duhet të pajtohet me kushtet”.

Fushata e Harris kishte pranuar më parë debatin e 10 shtatorit, kur ishte planifikuar të mbahej nga ABC.

Ish-presidenti vazhdoi duke thënë se vendi është “afër” me një tjetër Depresion të Madh, si dhe një luftë të re botërore.

“Vendi ynë tani është në pozicionin më të rrezikshëm që ka qenë ndonjëherë nga pikëpamja ekonomike, nga pikëpamja e sigurisë”, tha Trump. “Është periudha më e rrezikshme që kam parë ndonjëherë për vendin tonë”.

Trump nuk e fshehu zhgënjimin e tij që Joe Biden nuk po kryeson më garën demokrate, duke thënë: “Presidenca iu hoq Joe Biden. Nëse ai mund të fitonte ose nuk mund të fitonte, ai kishte të drejtë të kandidonte”. Më pas ai shtoi se ishte “më mirë për mua” që Harris tani është kandidate, duke e quajtur atë një “person të majtë radikal” që “po përplaset”.

 

SHKARKO APP