Trump dhe Von der Leyen takohen në prag të afatit të fundit të tarifave për mallrat e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump do të takohen sot në Skoci, disa ditë para afatit të fundit për tarifat e reja të larta të SHBA-së për importet e produkteve të BE-së.

Takimi do të mbahet në Turnberry, ku Trump kaloi luajti dje golf, dhe vjen pas javësh negociatash midis Brukselit dhe Uashingtonit.

Para se të nisej për në Skoci, Trump përsëriti se i shihte shanset për një marrëveshje në raportin 50-50 duke përsëritur komentet që bëri më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po takohemi me Bashkimin Evropian, dhe kjo do të ishte, në fakt, marrëveshja më e madhe nga të gjitha, nëse e arrijmë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi i së dielës vjen disa ditë para 1 gushtit, kur Trump tha se do të vendoste tarifa prej 30% për importet nga Bashkimi Evropian për shkak të çekuilibrave të dyshuara tregtare.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së la të hapur mundësinë e heqjes dorë nga norma më e lartë e tarifave nëse blloku hap më shumë nga tregu i tij për SHBA-në.

BE-ja është përpjekur të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin për javë të tëra me qëllim shmangien e rritjes së tarifave për produktet evropiane.

”Takimi do t’u japë Von der Leyen dhe Trump një shans për të vlerësuar dhe shqyrtuar mundësitë për një rezultat të ekuilibruar që ofron stabilitet dhe parashikueshmëri për bizneset dhe konsumatorët në të dyja anët e Atlantikut”, tha një zëdhënëse e presidentes së komisionit.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?