Trump: Dua një armëpushim sot, nuk do jem i lumtur nëse nuk ndodh!
Nëse nuk do të dali me një rezultat armëpushimi nga bisedimet maratonë të ditës së sotme në samitin e Alaskës, presidenti Donald Trump nuk do të ishte i kënaqur.
“Dua të shoh një armëpushim. Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot”, është shprehur Trump.
Presidenti i SHBA-së e deklaroi këtë afërsisht dy orë para samitit të Alaskës me udhëheqësin rus Vladimir Putin.
Shtëpia e Bardhë zbuloi më herët sot se nëse armëpushimi dështon, kreu i SHBA-ve është i përgatitur të largohet nga samiti i Anchorage.
KOHA JONË SONDAZH

