Trump: Emigrantët që hedhin gurë ndaj ushtarëve do qëllohen

Donald Trump kërcënoi emigrantët që janë nisur nga Amerika Latine drejt SHBA, se nëse hedhin gurë apo objekte të tjera ndaj ushtarëve amerikanë mund të qëllohen me armë zjarri nga këta të fundit.

Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pasi ka rikujtuar se disa emigrantë kanë hedhur gurë ndaj forcave meksikane të sigurisë, u shpreh se ushtarët amerikanë nuk do të tolerojnë emigrantët që hedhin ndaj tyre shishe ose gurë.

“Nëse do të hedhin gurë mbi ushtarët tanë, ato do të kundërpërgjigjen. Nëse tentojnë të hedhin gurë ashtu sikurse kanë vepruar me ushtarët e Meksikës, u kam thënë forcave tona të sigurisë që këtë ta vërejnë si armë”,tha Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?