Trump fton Ramën në Bordin e Paqes për Gazën! Kreu i qeverisë: I nderuar, krenar për Shqipërinë

Një tjetër moment historik, ku vetë kryeministri Edi Rama informon se Shqipëria është ftuar nga presidenti i Amerikës, Donald Trump për të qenë anëtare themeluese e Bordit Ndërkombëtar të Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Rama thotë se është shumë i nderuar nga ftesa personale e ardhur nga Trump, duke e cilësuar këtë zhvillim si një tjetër arritje të rëndësishme ndërkombëtare për vendin, e paimagjinueshme deri pak vite më parë.

Postimi i plotë

Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të jem më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer atë në një Shqipëri tjetër dinjitoze dhe të respektuar botërisht si asnjëherë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa diskutim, edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt dhe vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar dhe të kryesuar prej tij, si dhe për të punuar së bashku me të. Thank you, Mr. President. God bless Albania and the United States.

Çfarë është Bordi i Paqes?

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar krijimin e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” për Gazën, një strukturë e re që synon administrimin e përkohshëm dhe rindërtimin e territorit pas luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Mes anëtarëve themelues të bordit janë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, në bordin ekzekutiv themelues bëjnë pjesë gjithashtu i dërguari i posaçëm i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhëndri i presidentit Jared Kushner, drejtuesi i një fondi investimesh Marc Rowan, presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga, si dhe këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Robert Gabriel. Vetë Trump do të kryesojë bordin, që është pjesë e planit të tij me 20 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?