Trump i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut, si presion ndaj Kinës

Kandidati republikan për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut për të diskutuar programin bërthamor të Penianit.

“Do të flisja me të, nuk do të kisha asnjë problem të diksutoja me të”, shprehet miliarderi nga Nju Jorku refereuar liderit komunist Kim Jong Un.

Trump tha se në këtë mënyrë do të ushtronte presion ekonomik mbi Kinën, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara kanë një fuqi të jashtëzakonshme mbi Pekinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një takim i tillë do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të politikave amerikane ndaj regjimit të izoluar politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatja demokrate, Hilari Klinton, e ka konsideruar magjepsje bizarre me të huajt e fuqishëm, teksa ka shtuar se politika e jashtme e zotit.Trump është e pakuptimtë.

Në një intervistë të veçantë me Fox News, Trump shprehu keqardhjen dhe pendesën për fushatën e tij nëntë-mujore, duke u shprehur se gjithçka është bërë për të arritur fitoren dhe për të marrë mbështetjen e publikut.

Gjithashtu Trump u bashkua me kundërshtaren e tij të vjetër, prezantuesen e Fox News Megyn Kelly, me të cilën ai ka pasur një grindje të gjatë që nisi pas një debati televiziv në muajin gusht.

Gjatë intervistës, Kelly e pyeti se pse ai ka vijuar të postojë komente fyese në tëitter ndaj saj, duke e quajtur madje edhe bebe.

Trupm iu përgjigj thjesht me një ndjesë. BBC ka mësuar gjithashtu se Trump mund të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar para zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Diplomatët presin që vizita e tij në Mbretërinë e Bashkuar mund të ndodhë pasi ai të bëhet zyrtarisht kandidati i republikanëve për President në Kongresin e partisë në muajin korrik.

Më herët këtë javë, Trump tha se me shumë gjasa marrëdheniet me Britaninë nuk do të jenë shumë të mira, pasi kryeministri britanik David Cameron dhe kryebashkiaku i ri Londrës Sadiq Khan e kanë kritikuar ashpër deklaratën e Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump gjithashtu ka shprehur mosmiratimin e veprimeve ushtarake të Presidentit rus Vladimir Putin në lindje të Ukrainës, por më herët miliarderi ka thënë se ai e respekton liderin e Kremlinit.

Trump bëri thirrje gjithashtu për një rinegocim të marrëveshjes klimatike të Parisit, duke u shprehur se do të ndryshojë shumicën e rregullave nëse vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?