FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Irani ‘i sëmurë’ ra dakord për një marrëveshje dje përpara se të shënjestronte anijen në Hormuz

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani kishte pranuar një marrëveshje që për Shtetet e Bashkuara është në kufijtë e ‘perfektes’.

Në një intervistë të re për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Trump tha se Irani kishte pranuar marrëveshjen dje, duke “dorëzuar gjithçka”.

“Ata pranuan një marrëveshje perfekte për ne”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas presidentit, brenda një ore Irani lëshoi një dron ndaj një anijeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump e quajti udhëheqjen iraniane “të sëmurë”.

“Ne i bombarduam natën e kaluar”, shtoi Trump, duke theksuar se Ngushtica e Hormuzit është “i hapur”.

Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve të forta mes SHBA-së dhe Iranit, pas shkëmbimit të sulmeve të fundit lidhur me lundrimin në ngushticën strategjike të Hormuzit.

Trump ka folur për mundësinë e negociatave të mëtejshme, por edhe ka deklaruar se armëpushimi ka mbaruar pas shkeljeve nga Teherani.

Situata mbetet e tensionuar, me sulme të raportuara nga të dyja palët dhe impakt në çmimet e naftës e sigurinë e lundrimit ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?