Trump: Kemi fundosur 9 anije të mëdha iraniane
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës iraniane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka shkatërruar nëntë anije të marinës iraniane dhe se ka shkatërruar pjesërisht selinë kryesore të marinës së Iranit.
“Sapo më njoftuan se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije të marinës iraniane – disa prej tyre mjaft të mëdha dhe të rëndësishme. Po shkojmë edhe pas të tjerave – ato së shpejti do të jenë në fund të detit, gjithashtu. Në një sulm tjetër, shkatërruam pjesërisht edhe selinë kryesore të marinës së tyre”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

