Trump kërcënon Iranin me sulme të mëtejshme nëse nuk kërkon paqe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi Iranin me sulme të mëtejshme nëse Teherani nuk kërkonte paqe, pas një sulmi ndaj objekteve bërthamore në vend.

“Ose do të ketë paqe, ose do të ketë tragjedi për Iranin shumë më të madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit”, tha Trump në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

“Mos harroni, kanë mbetur shumë objektiva”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump tha se sulmet amerikane kishin shkatërruar plotësisht objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Teheranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Irani tani duhet të bëjë paqe. Nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, theksoi presidenti i SHBA-së.

Disa orë më parë, Trump njoftoi se avionët amerikanë kishin sulmuar tre vende bërthamore në Iran, duke përfshirë Natanz, Esfahan dhe objektin e pasurimit të uraniumit në Fordow – që besohet gjerësisht të jetë një nga objektivat më të rëndësishme të Izraelit në konfliktin e tij të vazhdueshëm me Iranin.

Izraeli nisi fushatën ushtarake më 13 qershor, duke thënë se synonte të parandalonte Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore – një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht, duke thënë se programi i tij bërthamor shërbente vetëm për qëllime civile. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?