Trump konfirmon tarifat doganore 15% për BE-në! Kanadaja dhe Zvicra goditen rëndë

Në prag të afatit për marrëveshjet e reja tregtare, Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv tarifa historike për importet nga dhjetëra vende. Masat e reja hyjnë në fuqi më 7 gusht dhe synojnë të riformatojnë skemën tregtare globale në favor të SHBA-së.

Në fokus të këtij urdhri janë vendet që kanë marrëveshje ekzistuese tregtare me SHBA-në. Megjithëse Bashkimi Evropian shfaqi shqetësim dhe pati mospajtime të brendshme, marrëveshja e arritur në Skoci midis Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbetet në fuqi, me një tarifë fikse 15%.

Goditje për Kanadanë dhe Zvicrën

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanadaja është penalizuar rëndë, me tarifat që rriten nga 25% në 35%, si përgjigje ndaj “mosveprimit dhe hakmarrjes së vazhdueshme të Otavës”, sipas administratës amerikane. Ndërkohë, Zvicra do të përballet me një tarifë prej 39%, më e lartë se sa ishte paralajmëruar më parë. Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, i ka bërë thirrje Kryeministrit federal Mark Carney që të mos dorëzohet ndaj presionit amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tarifa të ndryshme sipas vendit

Japonia dhe Koreja e Jugut: tarifa prej 15%
Mbretëria e Bashkuar: tarifa 10%
India: mbetet në 25%
Siria: më e larta në listë, me 41%
Brazili: përveç tarifës bazë prej 10%, i shtohet një tarifë 40% për mallra të caktuara, si ndëshkim ndaj Presidentit Lula për qëndrimet ndaj gjyqit të Bolsonaro.

Për të gjitha vendet e tjera: një tarifë standarde 10% do të aplikohet për mallrat e importuara, përveç 92 vendeve të përmendura në një aneks, për të cilat aplikohen tarifa më të larta.

Trump ka urdhëruar gjithashtu një tarifë 40% për çdo produkt që Dogana amerikane përcakton se është devijuar për të shmangur tarifat – një praktikë e zakonshme ku mallrat kineze dërgohen në vende të treta dhe ripaketohen për t’u eksportuar në SHBA.

Ky vendim është pjesë e strategjisë së Presidentit për të “rindërtuar fuqinë industriale amerikane”, por ekspertët paralajmërojnë se kostot e rritura mund të përfundojnë tek konsumatorët amerikanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?