Trump: Ne do ta qeverisim Venezuelën derisa të ketë një tranzicion të sigurt dhe të drejtë…
“Ne do ta qeverisim vendin derisa të ketë një tranzicion të sigurt dhe të drejtë për popullin venezuelian”, tha Donald Trump në konferencë shtypi.
“Maduro dhe Flores, gruaja e tij, janë në rrugë për në Nju Jork, ku do të paditen për fushatën e tyre të trafikimit të drogës në Shtetet e Bashkuara”, konfirmoi Donald Trump në një konferencë për shtyp. Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi operacionin ushtarak në Venezuelë në një konferencë për shtyp nga Mar-a-Lago.
“Një nga vendosjet më të fuqishme të ushtrisë amerikane. Një sulm spektakolar në Karakas, i paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, komentoi Trump, “për të arrestuar diktatorin Maduro”.
Donald Trump tha: Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara zhvilluan një operacion të jashtëzakonshëm ushtarak në kryeqytetin e Venezuelës.
Është përdorur, me këtë fuqi amerikane në një sulm spektakolar dhe ishte një sulm që askush nuk e ka pare që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ishte një forcë e ushtruar kundër fortesave të fortifikuara ushtarake në Karakas në mënyrë që diktatori, diktatori Nikolas Maduro t’i paraqitej para drejtësisë.
Kjo ka qenë një prej shpalosjes më të fuqishme të fuqisë dhe të kompetencës amerikane në historinë e Amerikës.
Dhe ta mendosh janë çaste të tilla sikurse është sulmi në Soleimani, sulmi në Al-Bagdadi dhe shfarosja e zonave bërthamore të Iranit kohët e fundit në një operacion të njohur si sulmi i mesnatës.
Të gjitha të zbatuara në mënyrë të përsosur.
Asnjë komb në botë nuk mund të realizojë atë që ka realizuar Amerika dje ose sinqerisht brenda një kohe kaq të shkurtër.
Ushtria venezuelase, kapaciteti i saj u shfaros, ndërkohë që ushtarët tanë arritën që të kapnin Maduron në mes të natës. Ishte errësirë, dritat e Karakasit u fikën për shkak të ekspertizës tonë.
Ishte errësirë. Ishte rrëqethëruese, ai u kap së bashku me të shoqen Cilia Flores. Që të dy tani do të përballen me drejtësinë amerikane.
Maduro dhe Flores do të dënohen në distriktin e Nju Jorkut për fushatën e tyre të narkotrafikimit kundër shtetasve të Shteteve të Bashkuara.
Dhe falenderoj punën e grave dhe ushtrisë amerikane, të cilët arritën këtë sukses brenda natës me precizion, me kompetencë, me fuqi të menjëhershme.
Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Kemi parë disa sulme që janë zhvilluar, mirëpo nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ka qenë vërtet turpëruese, në qoftë se e kthen vështrimin mbrapa tek situata në Afganistan.
Ishin ditë të tjera. Ditët e Jimmy Carterit për shembull, që ishim një vend i respektuar si kurrë më parë.
Ne bashkëpunuam me zyrtarë ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara. Ata ishin në pozicionin e duhur dhe na prisnin, ishin shumë armiqësorë të shpërndara në vend. E dinin, ishin në pritje.
Dhe ishin në pozicion gatishmërie. Por ishin të, paçka se forcat ishin të larguara, forcat venezuelase mbetën të pafuqishme.
Dhe ishte vërtet diçka e mrekullueshme për ta parë.
Asnjë oficer amerikan nuk mbeti i vrarë dhe asnjë pajisje amerikane nuk humbi.
Shumë helikopterë, shumë avionë, shumë njerëz u përfshinë në këtë sulm, por asnjë pajisje ushtarake nuk mbeti e humbur dhe asnjë prej oficerëve nuk u mbeti i plagosur apo i vrarë.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara është një ushtri e fuqishme, është më e forta në botë, me aftësi të tilla që armiqtë tanë as nuk mund t’i marrin dot me mend.
Ne kemi pajisjet teknike më të mira në botë, nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë pajisjet tona.
Vetëm po të kishit parë se si 97% e drogës që vinte nëpërmjet detit u shkatërrua
KOHA JONË SONDAZH

