Trump paralajmëron këshilltarin amerikan të Berishës: Do ta shkarkoj nëse…
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve se dy këshilltarët e tij politikë, Chris LaCivita dhe James Blair, kanë ofruar shërbime këshillimore në Republikën Srpska, në Bosnje-Hercegovinë, në prag të zgjedhjeve.
Përmes një reagimi në Truth Social, Trump sqaroi se të dy nuk janë pjesë e stafit të tij me kohë të plotë, por konsulentë të jashtëm që mund të kenë edhe klientë të tjerë.
“Do t’i pyes dhe, nëse ka konflikt interesi, do t’i pushoj menjëherë”, deklaroi Trump, duke theksuar se nuk ishte në dijeni të angazhimeve të tyre të tjera.
Sipas raportimeve, LaCivita dhe Blair kanë udhëtuar në Republikën Srpska dhe janë paguar me qindra mijëra dollarë secili për shërbimet e tyre.
LaCivita është i njohur edhe në Shqipëri. Ai ka shërbyer si këshilltar politik i Sali Berishës dhe opozitës shqiptare gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2025.

