Trump: Sulmet amerikane shkatërruan plotësisht objektet kryesore bërthamore të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se avionët amerikanë kishin sulmuar tre objekte bërthamore në Iran, duke përfshirë “Natanz”, “Esfahan” dhe objektin e pasurimit të uraniumit “Fordow”.

Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit u shkatërruan nga sulmet amerikane, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

“Objektivi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe dhënies fund të kërcënimit bërthamor të paraqitur nga shteti numër një në botë – që mbështet terrorizmin”, tha Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sonte mund t’i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë zhdukur plotësisht dhe tërësisht”, tha Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Irani – tirani i Lindjes së Mesme – tani duhet të bëjë paqe. Nëse nuk e bën këtë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, shtoi presidenti amerikan.

Disa orë më parë, Trump njoftoi se avionët amerikanë kishin sulmuar tre vende bërthamore në Iran, duke përfshirë “Natanz”, “Esfahan” dhe objektin e pasurimit të uraniumit në “Fordow” – që besohet gjerësisht të jetë një nga objektivat më të rëndësishme të Izraelit në konfliktin e tij të vazhdueshëm me Iranin. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?