Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:59 Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë Vrasja e Selami Hasanit në Fier ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në disa qytete, me qëllim identifikimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trumpi nuk duhet të përzihet në çështjet e brendshme të Britanisë së Madhe

Aktualitet E diel, 26 Shtator 2021 11:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW/

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili të hënën qëndron në Britaninë e Madhe do të preferonte që Boris Johnson të bëhet kryeministri i këtij vendi. Kjo ka shkaktuar protesta të shefit të laburistëve, Jeremy Corbyn.   

Se kush do të jetë kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, këtë duhet të vendosin britanikët dhe askush tjetër, deklaroi shefi i partisë Laburiste në opozitë, Jeremy Corbyn. “Kjo është një ndërhyrje tërësisht e papranueshme në një vend demokratik”. Kryeministri i ardhshëm nuk duhet të caktohet nga presidenti Trump apo nga përfaqësuesit e 100.000 anëtarëve të partisë konservatore, por nga populli britanik në zgjedhje demokratike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Trump ka deklauar për gazetën bulevardeske “Sun”, para vizitës së tij në Britani të Madhe në fillim të javës që vjen, se do të gëzohej sikur Boris Johnson të bëhej kryeministër, në vend të Theresa May. “Unë i njoh shumë aktorë, por mendoj se Borisi bën një punë shumë të mirë. Besoj se ai do të ishte i mrekullueshëm.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
England, London: Jeremy Corbyn im Interview mit BBC (Reuters/J. Overs)

Me votën e tij të qartë për mbështetësin kryesor të Brexitit, Trumpi sërish ka shkaktuar reagime shumë të ashpra politike. Në vendet demokratike respektohet një ligj i pashkruar që të mos përzihesh në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Mund t'ju interesojë

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Para 1 minute
Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike

Para 9 minutash
U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

Para 25 minutash

Trump mbështet “No-Deal”-Brexit

Edhe tek çështja e Brexitit Trumpi ka shprehur mendimin e qartë. Për “Sunday Times” ai tha se ai si president i SHBA do të mbështeste një Brexit pa marrëveshje me BE. “Nëse britanikët nuk marrin atë që duan, atëherë duhet të dalin” dhe atë pa marrëveshje, u përgjigj ai në pyetjen se çfarë do t’i sugjeronte pasardhësit të May. Trump pohon se Britania e Madhe nuk duhet të paguajë as borxhet ndaj BE, në vlerë prej 39 miliardë paund. “Po të isha në vendin e tyre, unë nuk do të paguaja 50 miliardë dollarë.”

Theresa May ka paralajmëruar dorëheqjen, pas dështimeve në përpjekjet e saj për Brexit. Në sondazhe thuhet se Boris Johnson ka më së shumti shanse për të marrë postin e kryetarit të partisë Tories, por për këtë post kanë kandiduar dhjetëra persona të tjerë. Por mund të ndodhë që ish-ministri i Jashtëm të nxirret javën që vjen para gjykatës, për shkak të gënjeshtrave. Thuhet se ai në prag të referendumit të vitit 2016 dhe zgjedhjeve të vitit 2017 ka mashtruar britanikët me numra të gabuar. Duket se këtu nuk do ta ndihmojë as mbështetja e qartë e Trumpit.

Sondazhet parashikojnë rënien e Tories dhe laburistëve

UK Boris Johnson und Theresa May (picture-alliance/AP Photo/T. Charlier)

Në sondazhet e fundit të gazetës “The Times” thuhet se konservatorët Tories, së bashku me Johnsonin, si dhe laburistët kanë shënuar rënie dramatike. Pas turbulencave të mëdha për Brexitin, Tories kanë rënë në nivelin rekord me vetëm 19 %, që do të thotë se sikur tani të mbaheshin zgjedhjet, kjo parti do të zënte vendin e tretë në Britani të Madhe, që është rezultati më i dobët prej themelimit të saj para 200 vitesh. Partia Laburiste do të fitonte po ashtu vetëm 19 % të votave, që është vlera më e ulët prej vitit 1918.

Në sondazhe thuhet se fitues të zgjedhjeve do të ishin liberalët, të cilët kërkojnë një referendum tjetër për Brexit. Në sondazhe thuhet se ata aktualisht gëzojnë mbështetjen e 24% të zgjedhësve. Në vendin e dytë është partia për Brexit e Nigel Farage me 22% të votave, ndonëse kjo parti është themeluar para vetëm disa muajsh. Kjo parti kërkon një ndarje të qartë me Bashkimin Evropian.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë
Para 1 minute

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike
Para 9 minutash

Zjarri në spitalin e Berlinit plagos 15 persona, një në gjendje kritike

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Para 12 minutash

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 25 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.