“Trupa e KPA dhe Komisioneri Publik u emëruan nga Kuvendi në shkelje të ligjit”, Besnik Muçi padi në gjykatë
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, kërkon zhvlerësimin e vendimit të Kuvendit për emërimin në bllok të kandidatëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në kërkesë padinë e depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Muçi thotë se trupa që vendosi për shkarkimin e tij nga detyra dhe Komisioneri Publik janë emëruar në shkelje.
“Pesë antarët e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që gjykuan çëshjen time dhe Komisioneri Publik Darjel Sina janë emëruar në këto funksione nga Kuvendi i Republikës, me Vendimin nr. 82 datë 17.06.2017, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit, në kundërshtim me procedurën e parashikuar në Kushtetutë dhe Ligj, është nxjerrë bazuar në akte është nxjerrë nëpërmjet mashtrimit të kandidatëve, paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara si dhe për shkak se kandidatët nuk kanë plotësuar kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në Ligj. Pasi jam vënë në dijeni të këtyre fakteve dhe kam mbledhur të dhëna dhe prova që konfimonin ato, më datë 30.09.2020 i jam drejtuar me kërkesë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Presidentit, Avokatit të Popullit si dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit4 , 5 , i cili ushtron veprimtarinë e tij administrative në territorin dhe juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, që të anulojnë si të paligjshëm Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Nr. 82/2017 “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” lidhur me zgjedhjen si anetarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të aplikantëve Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo si dhe Dariel Sina Komisioner Publik, pasi që në momentin e zgjedhjes këta individë nuk kanë përmbushur kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur në këto funksione, por nuk kam marrë një përgjigje pozitive” thuhet në kërkesë padi.
“Trupa e KPA dhe Komisioneri Publik u emëruan nga Kuvendi në shkelje të ligjit”, Besnik Muçi padi në gjykat… by Ora News Lajme on Scribd