Trupi i Arben Lleshit ndodhet ende në morgun e Tiranës, ja pse familja nuk e varros

Ngjarja më e rëndë kriminale në 2023, është vrasja në burgun e Peqinit, që tregon edhe se ku është forca e Policisë. Por trupi i pajetë i Arben Lleshit që u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin mesditën e 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Mësohet se familjarët e tij ende nuk janë paraqitur pranë institucioneve për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit dhe kryerjen më pas të ceremonisë mortore. Familja Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit deri më tani nuk ka marrë vendim për ta tërhequr trupin, për shkak se sipas disa burimeve, ka marrë sinjale se fisi me të cilin është në hasmëri mund të vijojë hakmarrjen.

Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj edhe ky i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015.

SHKARKO APP