Trupi i Brunildës mbërrin në Berat, nëna: Më nxirrni djemtë nga burgu, të varrosin motrën
Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati, Brunilda Kovaçi, e cila u gjend e vrarë dhe pjesërisht e vdekur më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës. Nëna e Brunildës kërkon që Drejtoria e Burgjeve të lejojë pjesëmarrjen në varrim të djemve të saj që ndodhen të dënuar. “Kërkojmë djemtë që të varrosin motrën e tyre të dashur. Vini dorën në zemër se një motër e kishin. Ia masakruan atje, të mos vijnë edhe vëllezërit është turp i Zotit”, shprehet ajo. Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve.
KOHA JONË SONDAZH

