Trupin ia prenë në copa, dalin pamjet e fundit të Latos! Takimi para vrasjes
Dalin pamjet e fundit të 43-vjeçarit Festim Lato, vlonjatit i cili e quante veten President i Republikës së Çamërisë.
Pamjet e publikuara në Youtube mbajnë datën 15 korrik 2019, dita e fundit që ai u pa i gjallë.
Më tej në 19 korrik trupi i tij u gjet i futur në thasë i bërë copa, në një kanal në Amsterdam të Holandës.
Pamjet e publikuara në një emision investigativ në Holandë, tregojnë Laton i cili ka zhvilluar një takim pune në një restorant me disa persona.
Në takimin në fjalë ai shihet teksa e shoqërojnë me një makinë tip ‘Opel’ me ngjyrë të bardhë, nga një grua dhe tre burra.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar teksa Lato del për të takuar një nga shoqëruesit e tij, ndërsa më tej kthehet brenda.
Pas takimit në restorant, ai largohet me makinën e tip ‘MGTF135’ të personit me të cilin ishte në restorant, me ngjyrë blu të errët dhe nga aty nuk ka më gjurmë.
Trupi i pajetë i tij u gjet në Amsterdam Rijkanaal në një kanal, por pa shenja nga kostumi blu që mbante veshur, ndërsa autorët e krimit nuk dihen ende.
Personi i cili e mori në makinë për të fundit herë është marrë në pyetje nga policia dhe po hetohet në gjendje të lirë.
Latos nuk i është gjetur as ora Rolex që mbante veshur, një çantë kafe dhe çelësi që kishte brenda.
Festim Lato ishte vëlla i një motre binjake, kishte një vëlla dhe ishte baba i tre fëmijëve.
Viktima ishte etiketuar si mashtues, pasi kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash duke premtuar investime në Republikën e Çamërisë për të cilën ishte vetëshpallur President.